2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Konkursi i dytë për Guvernator ishte shpallur pa u anuluar konkursi paraprak

Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja, ka pranuar publikisht se nuk ka një vendim nga ana e BQK-së për anulimin e konkursit të parë për përzgjedhjen e Guvernatorit.

Përkundër kësaj, BQK në qershor kishte shpallur një konkurs të dytë, duke ngritur dyshime edhe tek ekspertët britanik që po e monitoronin procesin e përzgjedhjes së Guvernatorit.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Nurboja është përballur nga deputetët me një mori pyetjesh lidhur me këtë proces. Reklama e sponzorizuar

Deputeti Visar Korenica disa herë e ka pyetur Nurbojën se si është e mundur që të shpallet konkursi i dytë, pa u anuluar konkursi paraprak.

“Ne vetëm e kemi shpallë konkursin e dytë sipas rekomandimeve të këtij komisioni. Anulimin e konkursit ne nuk kemi kompetencë, por duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit ne kemi shpall konkursin e dytë”, ka thënë Nurboja derisa po raportonte para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht atyre të Komisionit për Buxhet.

Në anën tjetër, Korenica ka përsëritur se “para se të hapet konkursi i ri është dashur të anulohet konkursi i parë”, mirëpo sërish nuk është dhënë një përgjigje e bazuar nga Nurboja.

Në Komisionin për Buxhet ka shkuar lista me vetëm dy emra të kandidatëve, Ahmet Ismailit dhe Lulzim Ismailit.

Nurboja është përballur me pyetje nga deputetët edhe lidhur me atë se pse në listë janë vetëm 2 persona.

“Ne kemi percjellë në përpikëri Ligjin për BQK-në, kemi vendos rregulla paraprakisht, kemi ardhë në përfundim, kemi sjellë pranë jush 2 kandidatët që I kanë plotësu kushtet, sipas rregullave të vendosura paraprakisht. Kemi vendos vetëm ata që i arrijnë 70 pikë, vijnë në Kuvend, dhe vetëm dy persona e kanë kalu kufirin e 70 pikëve”, ka thënë ai.

Sa i përket tërheqjes së britanikëve nga procesi, Nurboja ka thënë se “partnerët britanikë kanë refuzuar me marrë pjesë në monitorim herën e dytë, pasi ata konsiderojnë se konkursi i parë ka qenë në rregull.”

Mirëpo, në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, Ambasada Britanike në Kosovë, ka qenë konkrete në deklarimin e arsyeve të tërheqjes së ekspertëve britanik nga monitorimi i konkursit të dytë për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ardian Nrecaj, Zyrtar për komunikim në Ambasadën Britanike, ka thënë se ekspertët britanikë kanë qenë kundër që të rishpallet konkursi për Guvernator, pasi konkursi i parë sipas tij “ ka dhënë kandidatë profesionist të aftë për të udhëhequr me pozitën”.

“Ne kemi qenë të angazhuar në procesin e parë rekrutues për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës. Ky proces ka dhënë kandidatë profesionist të aftë për të udhëhequr me pozitën. Sidoqoftë asnjëri nga kandidatët e rekomanduar nga ekspertet britanik zbatues të projektit nuk eshte emëruar”, ka thënë Nrecaj.

“Është politikë e jona që mos të angazhohemi në procese të ri-shpallura të cilat përkundër që japin kandidatë të emërueshëm, nuk emërohen vetem sepse ata kandidatë nuk i pëlqejnë dikujt në vendimmarrje”, ka shtuar ai.

Nrecaj ka pranuar se kanë pasur ftesë nga paneli i Bankës Qendore të Kosovës për tu ri-angazhuar, në konkursin e dytë, por ai thotë se i janë përgjigjur kësaj ftese negativisht.

“Kjo sepse paratë e taksapaguesve britanik të shpenzuara me këtë projekt, nuk do të mund të arsyetohen nëse ne do të angazhoheshim pandërprerë në procese të ri-shpallura, derisa kandidatët e rekomanduar të jenë të pranueshëm për institucionet përkatëse”.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përkatësisht Komisioni përzgjedhës, para dy ditësh, si asnjëherë më parë, ka dërguar për votim në Kuvend vetëm dy emra nga lista e kandidatëve për guvernator.

Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli janë dy emrat që i kanë shkuar Kuvendit të Kosovës për votim, si kandidatët “më potencial” për Guvernator të BQK-së.

Burime të sigurta të afërta me këtë proces i kanë thënë Buletinit Ekonomik se bëhet fjalë për një skenar të mirëmenduar, që ka për qëllim “eliminimin nga gara të kandidatëve që kishin marrë pikë maksimale nga britanikët”.

Të premten në mbrëmje, Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar me dy kandidaturat e përzgjedhura nga paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së. Ky vendim tani do të shkojë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të bëhet edhe votimi i guvernatorit të ri të BQK-së.

Sipas BQK-së, kandidati Ismaili mori 84.67 pikë nga 100 maksimalet, ndërsa Ismajli 73.67 në vlerësimin e panelit.

Mirëpo, Buletini Ekonomik përmes burimeve të sigurta mëson se Komisioni përzgjedhës ka shkelur Ligjin për BQK-në kur ka vendosur që t’i dërgojë në Kuvend vetëm dy emra.

“Komisioni mundet me vendos për miratim ose jo të listës, por jo në mënyrë arbitrare me heq njerëz nga lista”, ka thënë ky burim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img