Site icon PrishtinaPress

Konjufcës i besohet nominimi i Kurtit, nuk e zhgënjen as liderin as partinë me fjalimin plot lëvdata

Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar Albin Kurtin si kandidat të saj për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në mbledhjen e partisë të mbajtur të dielën, Glauk Konjufca, bashkëpunëtor i vjetër i Kurtit, siç e ka quajtur ai vetën,  ka glorifikuar Albin Kurti me epitete të ndryshme.

E ka quajtur si më meritorin, më të përgatiturin e më të devotshmin në VV.

“Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e vet për kryeministër, e ju me të drejtë pyesni se kush nga ne është më mëritori, më i përgatituri, po më i devotshëmi kush është. Ne e kemi gjetur kush është, më lejoni që para jush ta prezantoj Albin Kurtin kryeministrin e tashëm, edhe për kryemistër të ardhhëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Për Konjufcën, të gjitha sektorët në Kosovë janë më mirë të organizuara me Lëvizjen Vetëvedosje në Qeveri.

“Me krenari mund ta themi së bashku dhe me zë të lartë se kjo ishte qeverisja më e mirë për qytetarët dhe shtetin tonë. Le ta mendojmë edhe njëherë me qetësi e larg dezinformatave që për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë tonë, për buxhetin tonë, për policinë tonë, për sigurinë tonë dhe për të gjithë sektorët vitalë të jetës sonë institucionale, publike e shoqëore janë të gjithë më mirë dhe shumë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë”.

“Si themelues i Vetëvendosjes dhe drejtues i saj për vite me radhë ne bashkë, e me të gjithë aktivistët e VV e bëm brenda 12 viteve Vetëvendosjen si organizatën më të fuqishme në Kosovë dhe në mesin e organizimeve më të mëdha politike në krejt hapësirën shqiptare. Kjo rrugë nuk ka qenë aspak e shtruar me lule, ishte një ngjitje e vështirë”, ka thënë ai.

Madje, ai ka shkuar deri në pikën ku beson se partitë e tjera politike do të donin ta kishin Albin Kurtin pjesë të tyre, duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë kryetar i privilegjeve.

“Albini ka besuar gjithmonë e më së shumti, ai nuk është kryetar i privilegjeve, por që vet dha më së shumti për Vetëvendosjen ishte gjithmonë i pari aty ku kërkohej sakrifica dhe vetmohimi”.

“Partitë e tjera e kanë mllef jo pse Albini ekziston, por pse ai nuk është i tyre”, ka thënë Konjufca.

Exit mobile version