Glauk Konjufca, kryeparlamentar i Kuvendit, ka thënë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.
Por Konjufca thotë se Rama pretnedon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.
Ai ka thënë po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën
“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk se për Kosovën edhe Shqipëria po është në anën e opsionit që ishte shkëmbimi territorial. Dhe mendoj që kjo e ka dëmtuar Kosovën. Mendoj që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” sepse ky është dallim prej asaj se cka ka nevojë Kosova”.
“Dhe tash është ky dallimi i tretë që po ashtu po e dëmton Kosovën. Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk po na kupton as Shqipëria. Mendoj që prej kësaj s’ka gjëra pozitive dhe prej këtyre pozicioneve, Kosova vetëm dëmtohet”, ka deklaruar ai.