Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar pro mocionit për futjen si pikë e rendit të ditës në seancën e rregullt projekt-rezolutën për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës.
Kjo kërkesë erdhi nga deputeti PDK-së, Rashit Qalaj, që kërkoi që projekt-rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës të futet si pikë e gjashtë brenda seancës së rregullt.
Sidoqoftë, me 32 vota për dhe 38 abstenime, nuk ka kaluar propozimi i PDK-së që në rend dite të futet draft-rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.
Deputetët e VV-së abstenuan, duke e bërë të pamundur që ky propozim të futet në rend dite.