Site icon PrishtinaPress

Konjufca vërejtje ministrave: Herave tjera të vini me kohë në Kuvend, s’është mirë t’ju presin deputetët

Seanca e sotme e Kuvendit nisi me një vërejtje që kryeparlamentari Glauk Konjufca ua dha ministrave.

Konjufca tha se ministrat duhet të shkojnë me kohë në Kuvend, duke ua kujtuar që seanca e sotme ishte caktuar të niste në orën 10:00.

“Ministrat po ashtu duhet ta kuptojnë që duhet të jenë me kohë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo seancë është caktuar për në orën 10:00”, tha Konjufca.

“Për herë të tjera.. Sepse nuk është mirë që parlamenti t’ju pres, dhe deputetët..”, shtoi kryeparlamentari.

Exit mobile version