Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ai thotë se është i bindur që Begaj do ta kryejë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë të rëndësishme.
Në anën tjetër, Konjufca e siguron Presidentin Begaj për gatishmërinë e tij të plotë në projekte që do rrisin sigurinë.
POSTIMI I PLOTË:
Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, zt. Bajram Begaj, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të përzemërta për detyrën e re dhe tejet të rëndësishme. Jam i bindur qe Presidenti Begaj do ta kryejë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë të rëndësishme.
Po ashtu uroj që Republika e Shqipërisë, nën Presidencën e zt. Begaj ta sigurojë vazhdimësinë e stabilitetit politik, zhvillimit ekonomik, mirëqenies së qytetarëve dhe përparimit në rrugën e integrimit evropian.
E siguroj Presidentin Begaj se do ta ketë gjithnjë gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë në thellimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve tona bija të të njëjtit komb, si dhe në projekte që e rrisin sigurinë, mirëqeninen dhe potencialin e shqiptarëve në rajon.
Urime President Begaj!