Site icon PrishtinaPress

Konjufca uron Pashkët: Uroj që kjo festë të vijë me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar Pashkët për të gjithë qytetarët e besimit katolik dhe protestant.

Konjufca uroi që kjo festë të vijë në të gjitha familjet e shoqërinë me shëndet, begati, dashuri e ngrohtësi për njëri-tjetrin, e të mbushur me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët.

“Kjo festë na sjell mesazhin e besimit, angazhimit për atë që është e mirë, thirrje për të përqafuar të drejtën, për të punuar për një shoqëri që me sakrificë i tejkalon vështirësitë përpara e i hap vetes të ardhmen shpresëplotë”, shkroi Konjufca.

Exit mobile version