7 C
Pristina
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

spot_img

Konjufca uron Fitër Bajramin: Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët dhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, raporton Gazeta Sinjali.

Në urimin e tij, Konjufca theksoi se mësimet e sakrificës gjatë muajit të Ramazanit kulmojnë në këtë ditë festive dhe pasqyrojnë një periudhë suksesi në përballimin e sfidave.

“Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë dhe atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Konjufca gjithashtu shtoi se mësimet e Ramazanit, që përfunduan me sukses, forcojnë shpirtin dhe virtytet, dhe janë një hap përpara në përmirësimin e solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë nevojë më shumë.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve tanë të besimit islam, në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit!

Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë e të atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, që kulmojnë sot në këtë ditë festive e që vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm, skalisin shpirtin dhe fuqizojnë virtytin, e me to ecim më të fortë përpara në shoqërinë tonë, ku zë vend gjithnjë e më shumë solidariteti dhe përkujdesja gjithnjë e më e shtuar ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për të.

Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin, pranë më të dashurve tuaj, me shëndet, mbarësi e begati në familjet tuaja!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img