1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca udhëton drejt Amerikës në fund të marsit, merr pjesë në Samitin e Demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29 dhe 30 mars në Washington.

Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Në kuadër të aktiviteteve të këtij Samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”,tha ai.

Kërçeli njoftoi se Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politik të shteteve të tjera duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Në Samitin e Dytë për Demokraci pjesëmarrëse do të jetë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img