4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: T’i bëhet trysni më e madhe Serbisë për të pagjeturit

Për të përkujtuar 376 civilët e vrarë të masakrës në Mejës, sot në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit”, ka bërë homazhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ishte i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Konjufca masakrën në Mejë e ka quajtur si masakra më e madhe në Kosovë dhe dëshmia më e pakontestueshme e gjenocidit serb ndaj popullit të Kosovës. Ai tha se plagët janë ende të hapura pasi nuk ka ende drejtësi për të gjitha këto masakra gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Është masakra më e madhe në Kosovë, është dëshmia më e pakontestueshme e gjenocidit që e ka bërë pushtuesi serb mbi popullatën tonë dhe kjo masakër më së miri tregon se okupatori serbe i vrau të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim nëse ishin gra, burra, fëmijë të fesë myslimane apo të krishterë. Në Mejë mund ta gjeni të gjithë popullin e Kosovës të masakruar faktikisht dhe për këtë arsye kjo është njëra ndër plagët më të mëdha të popullit tonë që përjetoi gjenocidin e Serbisë. Kjo është një plagë e hapur për shkak se jo vetëm për këtë masakër, por për të gjitha masakrat në Kosovë ende nuk ka drejtësi”, tha ai.

Ai tha se nga mënyra se si ka rrjedhur negociata nuk ka shpresë që Serbia do ta hapë territorin e saj për të gjetur trupat e zhdukur me dhunë nga Kosova.

“Nuk është hedhur kurrë dritë mbi fatin e tyre, por një gjë dihet saktë që ata i mori shteti i Serbisë. Shteti i Serbisë është përgjegjës dhe kushdo që e kërkon përgjegjësinë, por edhe trupat e tyre fizikisht ku ndodhen – kjo është Serbia dhe territori i saj. Ne si institucione duhet të bëhemi bashkë edhe me familjaret që të bëjmë gjithçka që t’i bëhet trysni më e madhe Serbisë meqenëse sa e kam vërejtur mënyrën si ka shkuar procesi i negociatave me Serbinë, nuk kam shpresë që Serbia do të hapë territorin e saj për hulumtimin dhe gjetjen e personave të zhdukur me dhunë”, tha ai.

Së bashku me kryeparlamentarin Konjufca dhe kabinetin qeveritar, homazhe bënë edhe anëtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Homazhe në varrezat e martirëve në kompleksin memorial në Mejë kanë bërë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

23 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img