Site icon PrishtinaPress

Konjufca takon pjesëtarët e iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”, falënderon pjesëmarrësit për angazhimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”.

Konjufca i falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre në këtë program, i cili bashkon të rinj profesionistë nga diaspora, me qëllimin për të kontribuuar në promovimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor të Kosovës, thuhet në njoftim.

Duke theksuar rolin pozitiv që angazhime të tilla luajnë në forcimin e lidhjes së mërgatës me Kosovën, Konjufca tha se, të lindur dhe rritur në vende si ShBA-ja, Gjermani, Britania e Madhe, Franca, Italia, Belgjika, ata do të kenë mundësinë që në institucionet e Kosovës ku tashmë janë angazhuar, të jenë një vlerë e shtuar, sa domethënëse aq edhe e rëndësishme.

Pjesëmarrësit në programin “Citizen Diplomacy Fellowship”, iniciativës së financuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e falënderuan Konjufcën për pritjen dhe e konsideruan këtë program një mundësi shumë të mirë për të angazhuar potencialin e mërgatës sonë dhe që organizon vullnetin për të dhënë sa më shumë kontribut për Kosovën.

Exit mobile version