Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion të Senatit francez, të drejtuar nga senatori Olivier Cigolotti, zëvendëskryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin që Kosova dhe Franca kanë midis tyre në shumë fusha, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejmë të tij, në sfera të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentar.
Konjufca pasi i njohu ligjvënësit francezë për zhvillimet aktuale në Kosovë, i falënderoi ata për mbështetjen që Franca ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj në kohë dhe rrethana të ndryshme.
Kreu i Kuvendit shtroi gjithashtu nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspiratat integruese.
Udhëheqësi i delegacionit të Senatit të Francës, Olivier Cigolotti konfirmoi vazhdimin e mbështetjes franceze për Kosovën në sfidat nëpër të cilat ajo ka para vetes dhe perspektivën euro-atlantike të saj./PrishtinaPress/