0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca takon ambasadorin e Luksemburgut, i kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Konjufca, me këtë rast, e ka uruar ambasadorin Dietz për mandatin dhe i ka shprehur falënderime për mbështetjen koherente të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e kësaj mbështetjeje për liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.

Në takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh gatishmëria e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img