1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca takohet me Escobar: Nuk mund të formohet kurrfarë Asociacioni që cenon sovranitetin e vendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në ShBA ka vizituar Përfaqësuesin Speical për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim, i pari i Kuvendit ka theksuar se është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon si dhe për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit.

Ndër të tjerash, Konjufca ka bërë të ditur se qëndrimi i shtetit të Kosovës mbetet që të mos formohet kurrfarë Asociacioni apo ndonjë mekanizëm që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Postimi i plotë:

Sot, në kuadër të vizitës sime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington DC, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, takova Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.

Në takimin përmbajtësor me z.Escobar diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndamë pikëpamje të njëjta që të vazhdojmë të punojmë së bashku për agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img