0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: S’pranojmë statut Asociacioni nga deputetja e Vuçiqit edhe nëse e shkruan mirë

Kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjfuca ka thënë sot se nuk është në interesin e Kosovës që një ekip menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të mos veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës.

Këtë deklarim ai e ka bërë në një prononcim për media nga Kuvendi i Kosovës pas një diskutimi të organizuar Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe ligjeve tona dhe interesit tonë shtetëror, nëse një institucion nuk është i Kosovës, në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës por të Serbisë, nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, ka deklaruar Konjufca.

Sipas tij, Ekipi përveç që nuk po i përgjigjet institucioneve të Kosovës, gjithashtu udhëhiqet nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.

“Unë nuk pres ndonjë gjë të mirë prej një kryesueseje të këtij Ekipi menaxhues e cila është deputete e Aleksandër Vuçiqit. Dhe, deputetja e Aleksandër Vuçiqit nuk mund të shkruaj pjesë të rregullimit institucional të Republikës së Kosovës. Kjo është A,B, C-ja e interesit tonë shtetëror”, ka theksuar Konjufca.

Ai ka pyetur se si mundet një deputete e Kuvendit të Serbisë ta prezantojë Kosovën.

“Një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues. Qysh mundet një deputete e Kuvendit të Serbisë ta prezantojë Republikën e Kosovës, çfarëdo interesi publik? Ajo s’ka çka të prezantojë hiq, faktikisht”, është shprehur Konjufca.

Sipas tij edhe nëse drafti i statutit të Asociacionit shkruhet mirë, ai nuk duhet të pranohet.

“Unë mendoj që edhe nëse e shkruan mirë draftin e Asociacionit nuk bën t’ia pranojmë, sepse nuk është çështja se çka ajo po shkruan por që ajo nuk e ka të drejtën fare që të shkruaj, sepse është përfaqësuese në Serbi, e presidentit të Serbisë, e partisë së presidentit të Serbisë në parlamentin e Serbisë”, ka theksuar Konjufca./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img