1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca si gjithmonë në aksion me ‘fore’: Bekim s’është në traditën e shqiptarëve me u mburrë me një picë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, njihet për batuat e tij të vazhdueshme gjatë seancave, ku shumë shpesh shkakton të qeshura në sallë.

Në seancën e sotme, Konjufca komentoi deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili bëri të ditur se në kohën kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ishte arrestuar nën dyshimet për korrupsion, ia kishte dërguar një picë në stacion policor.

“Me kërkesë të familjes ia pata dërgu një picë në stacion policor, si humanist që jam. S’pendohem që ia kam dërgu. S’kish hangër prej mëngjesit”, tha Haxhiu.

Me të përfunduar fjalën, Konjufca iu drejtua Haxhiut me nënqeshje, duke thënë se s’është në traditën e shqiptarëve të mburren me një picë.

“Për besë nuk është në traditën e shqiptarëve Bekim me u mburrë me një picë, s’përmendet ajo punë”, tha Konjufca./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img