Site icon PrishtinaPress

Konjufca shpreh ngushëllime për dy ngjarjet tragjike në Serbi

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të të dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në Serbi.

Konjufca tha se ngjarje të tilla janë gjithnjë të rënda për këdo e gjithkund, sidomos, sipas tij, kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”, shkroi Konjufca.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Beogradi u godit edhe nga një rast tjetër tragjik, ku një person vrau tetë të tjerë e plagosi mbi 10 persona.

Ndërsa, dy ditë më parë, nëntë persona u vranë në një shkollë në Beograd, ku tetë prej tyre ishin nxënës dhe një roje sigurie./PrishtinaPress/

Exit mobile version