Site icon PrishtinaPress

Konjufca shkon në Amerikë, viziton ambasadën e Kosovës atje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkuar në Ambasadën e Kosovës në SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada në një postim në Facebook.

Konjufca ka qenë i shoqëruar nga deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova.

Ata u pritën nga Dugolli dhe stafi.

“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Washington, D.C. Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i  Ambasadës.”

Exit mobile version