5.1 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Serbia po kërkon Republikë Serbe në Kosovë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka thënë homologut austriak, Wolfgang Sobotka se Kosova është e gatshme të pranojë dhe zbatojë marrëveshjet me Serbinë.

Pas takimin në një konferencë për medie, Konjufca pohoi si i ka thënë austriakut se kërkon me ngulm një Republikë serbe brenda Kosovës.

Madje sipas tij, për shkak të presionit nga krerët e shtetit të Serbisë, serbët e veriut nuk morën pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Madje Konjufca, duke folur për luftën në Ukrainë dhe mosdënimin e agresionit rus nga Serbia, u shpreh i shqetësuar se Serbia po e destabilizon jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.

“Me kryetarin i ndamë edhe shqetësimet tona në lidhje me sfidat që i ka bota dhe rajoni, folëm edhe për agresionin e Rusisë, ja shpjegova zotit se shteti i Kosovës e ka dënuar agresionin e Rusisë dhe është në përputhje me BE në përkrahje të lirisë dhe sovraniteti të Ukrainës. Ja ngrita shqetësimin për sjelljen e papranueshëm të shteti Serb jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”.

“Kosova me shumë vullnet të mirë e pranoj marrëveshjen, por ne jemi dëshmitar se Serbia e lexon ndryshe marrëveshjen nga ajo që e lexon Kosova. Kjo marrëveshje është e ndërtuar në dy shtylla, e para është njohja de facto e Serbisë për Kosovën, kjo është shtylla substanciale. Të sillesh si Serbia që ta hedhesh poshtë këtë, e kërkon me ngulm një Republika Serbska brenda Kosovës. Serbia duke i bërë thirrje Listës Serbe që të mos marr pjesë në zgjidhej nuk i kontribuon rajonit shkakton nxitje për destabilizim të situatës”, tha ai.

“Isha shumë i nderuar që ta pres në shtetin tonë mikun e madh të republikës sonë, kryetarin WEolfgang Sobotka. E patëm një bisedë shumë miqësore dhe të ngrohtë, ngritem shumë çështje të bashkëpunimit në mes vendeve tona dhe nevojës së thellimit të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve. E falënderova kryetarin për mbështetje që e jepe Austria në të gjitha proceset, e specifikisht për mbështetjen për liberalizimin e vizave”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img