Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, në fjalën e tij në seancën solemne për shënimin e 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foli për sakrificën e familjes Jashari, luftën e UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës.
“Vjen një pikë kur liria bëhet e barabartë me ekzistencën. Sakrifica madhështore e Jasharëve na ka ngritur kombëtarisht, në nivelin më të lartë të krenarisë. U sakrifikuan kolektivisht në luftën e drejtë për liri. E zbatuan parimin ideal të jetës.
Siç thoshte Hamza, ne do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë. Rënia heroike e Jasharëve i dha jetë UÇK-Së, kurse ushtria e Kosovës e njehsuar me popullin e çliroi atdheun tonë nga Serbia. Pavarësia e shtetit tonë është rezultat i këtij procesi.
Druaj nëse vërtetë mund t’i dalim hakut heroizmit të tyre. Një gjë sigurt e di, sa është i sigurt edhe gjaku i tyre se sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet aty ku u ngjiz liria” – tha Konjufca.