-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Rinia është ndër asetet kryesore të Kosovës

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) organizoi sot tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme, me rastin e shënimit të Ditës së 8 miliardë banorëve në botë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se tema për të cilët po diskutohet është tejet e rëndësishme, pasi që, siç tha ai, një prej aseteve kryesore që ka Kosova është popullata e saj.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shtoi Konjufca, do të angazhohet që nëpërmjet mekanizmave që ka në dispozicion, të kontribuojë në nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial, për të kuptuar dhe adresuar nevojat e grupeve të ndryshme demografike të Kosovës, thuhet në komunikatën për media.

“Institucionet e Kosovës në përgjithësi duhet të miratojnë ligje dhe politika të cilat sigurojnë barazi dhe gjithëpërfshirje, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe kujdesen për personat dhe familjet në nevojë”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se rinia e Kosovës është një ndër asetet kryesore të saj, por që duhet punuar që ajo të ruhet.

“Kosova çdo vit është më pak e re dhe këtë duhet ta kemi në vëmendje. Shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre, prandaj edhe Kosova duhet të bëjë këtë”, tha Konjufca, duke shtuar se për këtë qëllim nevojitet hartimi i një plani nacional e gjithëpërfshirës.

I pari i legjislativit kujtoi se vitin 1981 Kosova kishte 2 milionë banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011 kishte 1.6 apo 1.7 milionë banorë.

“Nuk dëshirojmë që në vitin 2060 Kosova të ketë 1.2 milionë banorë”, tha kryetari i Kuvendit.

Ai përmendi vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në vitin 2023, e i cili do të ndihmojë Kosovën edhe në procesin e integrimeve evropiane, nëpërmjet pasqyrimit të saktë të të dhënave demografike e socio-ekonomike.

Kryetarja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollçaku, tha se ende ka pabarazi në botë dhe se vendet e zhvilluara kanë obligim t’u ndihmojnë vendeve që nuk janë të zhvilluara.

Ndërsa koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi se trendi i natalitetit shumë të ulët, jo vetëm në Kosovë por edhe në botë, ka ndryshuar demografinë e botës.

Me diskutimet e tyre kontribuuan edhe udhëheqësja e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, drejtori i Departamentit për Statistika Sociale dhe të Popullsisë në ASK, Avni Kastrati, ligjëruesi universitar Tahir Latifi, përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Adelina Tërshani dhe të pranishëm tjerë.​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img