2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca pyet ambasadorët: “A e keni ndryshuar qëndrimin se s’ka Asociacion pa u kthyer serbët në institucione?”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se vetë shtetet e QUINT-it kanë thënë se s’ka Asociacion nëse serbët nuk kthehen në institucione. Për këtë deklaratë të ambasadorëve, Konjufca pyet nëse kanë ndryshuar mendimin.

Konjufca këtë deklaratë e bëri pasi u pyet se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet deri në verë.

“Unë i kam dëgjuar vendet e QUINT-it që kanë thënë se nuk ka Asociacionin pa u kthyer serbët në institucione. Le të na tregojnë a e kanë ndryshuar këtë qëndrim a jo. Pyesni edhe ato. Unë e kam dëgjuar, mund t’ju pajis edhe me këtë deklaratë. Nuk mund ta kushtëzoni Asociacionin duke e shantazhuar Kosovën”.

Konjufca tha se vetë serbët janë përgjegjës që s’u bënë pjesë e një procesi demokratik të zgjedhjeve për të kandiduar e zgjedhur në katër komunat veriore. Ai tha se Kosovës iu desh të vazhdonte me procedurat pas refuzimit të tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Prej Beogradit duhet të vini në Kosovë, të regjistrohuni në Kosovë, duhet të merrni pjesë në zgjedhje në Kosovë…ata nuk e bënë këtë dhe ne vazhduam me rrugën tonë me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave. Përgjegjësinë kush e ka? E kanë ata që s’u regjistruan, por që deshën të shantazhojnë prej Beogradit”.

Konjufca tha se janë kundër kushtëzimeve në marrëveshjen me Serbinë, duke thënë se neni 2 i marrëveshjes është dashur të zbatohet në momentin që dy palët bien dakord për të.

Unë mendoj që marrëveshja nuk ka kushtëzime. Është gabim që të ketë një pikënisje në formë të kushtëzimit. Marrëveshja, që besa, nëse e lexoni me vëmendje sekuencimi i saj – d.m.th hapat sipas kohës siç janë paraparë janë vetëm ata që fillojnë pas nenit të dytë. Pra, ka sekuencime për aspektet tjera. Neni 2 i Marrëveshjes hyn në fuqi në momentin kur palët pajtohen për marrëveshjen”.

Çka thotë neni 2 i Marrëveshjes, të publikuar në faqen e BE-së?

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img