2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca priti senatorët francezë, u kërkon mbështetje në aspiratat integruese

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion të Senatit francez, të drejtuar nga senatori Olivier Cigolotti, zëvendëskryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u diskutua për bashkëpunimin që Kosova dhe Franca kanë midis tyre në shumë fusha, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejmë të tij, në sfera të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentar.

Kryetari Glauk Konjufca, pasi i njohu ligjvënësit francezë për zhvillimet aktuale në Kosovë, i falënderoi ata për mbështetjen që Franca ka dhënë për Kosovën dhe popullin e saj në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Kreu i Kuvendit shtroi gjithashtu nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspiratat integruese.

Udhëheqësi i delegacionit të Senatit të Francës, Olivier Cigolotti konfirmoi vazhdimin e mbështetjes franceze për Kosovën në sfidat nëpër të cilat ajo ka para vetes dhe perspektivën euro-atlantike të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img