2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca priti në takim ambasadorin çek në Kosovë, diskutuan për bashkëpunim mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca takoi ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bílek, nga i cili ka pranuar urimin për detyrën e re.

Në takim u tha se te dy vendet kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe u shtrua nevoja që ato të thellohen edhe më tej.

Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin Bilek për angazhimin e institucioneve të Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid, duke shpresuar edhe në ndihmën e vendeve mike.

Më tej, kryetari Konjufca tha se synon që gjatë mandatit të tij në këtë post do të synojë të ngris kapacitetet e Kuvendit për draftimin e ligjeve, të bëjë reforma në drejtësi dhe të vazhdojë ta mbikëqyrë punën e ekzekutivit kosovar.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri që ta rrisin bashkëpunimin ndërshtetëror në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar, turizmit, arsimit dhe kulturës.​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img