2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca pret në takim ambasadorin italian në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

“Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe i shprehu mirënjohje Ambasadorit De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia mike, si një ndër aleatët më të rëndësishëm, i ka dhënë ndër vite Kosovës në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.”

Kësisoj, Konjufca kërkoi vazhdim të mbështetjes për proceset integruese të Kosovës.

Ambasadori De Riu falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi përkrahjen e shtetit italian për Kosovën.
“Po ashtu në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në mes dy vendeve.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img