Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin jo-rezident të Portugalisë për Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliveira.
Temë e këtij takimi ka qenë mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit dhe avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve mike.
Mirëpo, kryeparlamentari Konjufca kërkoi nga ambasadori portugezë mbështetje për liberalizimin e vizave.
Përveç kësaj, Konjufca po ashtu kërkoi mbështetje të mëtejme për proceset që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Ndërsa, ambasadori Oliveira shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ritheksoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.