Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta rrëzojë edhe njëherë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Teksa ka deklaruar se VV mbetet e palëvizur në qëndrimin kundër marrëveshjes, ai thotë se para dy vitesh kjo marrëveshje nuk ishte rrëzuar nga opozita e asaj kohe, por nga LDK-ja që ishte në qeveri.
“Parvjet kur dështoi demarkacioni, e kam pas një fjalim në Kuvend dhe të parat që i pata falënderuar ka qenë LDK dhe jo opozita. Kam thënë faleminderit atyre dy-tre deputetëve të ndërgjegjshëm brenda LDK-së të cilët e kuptuan të vërtetën dhe kryeministri u mbështet për muri, marrëveshja ra. Prapë do i mbetet LDK-së dhe atyre dy-tre deputetëve të ndërgjegjshëm”, ka thënë Konjufca.