Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot nderime dhe vendosi lule te varri i heroit, në Kompleksin Memorial në fshatin Marinë të Skenderajt.
Konjufca vendosi lule te obelisku me shkronjat e UÇK-së, ku janë skalitur emrat e të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë gjatë betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Duke përkujtuar heroizmin e dëshmorit Kodra, kryetari Konjufca theksoi se rënia e Ilazit dhe dëshmorëve tjerë të UÇK-së frymëzon gjeneratat e reja që mos të harrojnë sakrificën dhe përkushtimin e atyre që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Po ashtu, kryetari Konjufca bëri homazhe edhe në fshatin Vërbovc të Drenasit”, thuhet në njoftim.