-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca për vendimin e MAShTI-it për librat: Ka mundur të jetë i vonshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, derisa ka dërguar vajzën e tij në njërën nga shkollat në Prishtinës, ka komentuar edhe çështjen e librave, për të cilat prindërit po thonë se iu janë shkaktuar shumë telashe.

Konjufca tha se forma e aplikimit për disa prindër ka mundur të jetë e vështirë, teksa shtoi se edhe vendimi ka mundur të jetë i vonshëm.

“Mendoj që ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme të gjithë do të jenë të pajisur. Ma merr mendja që mund të rregullohet që fëmijët me fillimin e vitit t’i kenë tekstet, kësaj radhe ndodhi kështu, por mund të përmirësohet”.

“Ka mundur të jetë i vonshëm, ka qenë në formë të aplikacionit, nuk ka qenë e vështirë, por ndoshta për ndonjë prind ka mundur të jetë e vështirë”, tha Konjufca.

Kujtojmë se këtë vit, MAShTI mori vendim që prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijëve të rimbursohen për blerjen e librave shkollorë, për dallim prej herave të tjera, ku ato iu ipëshin drejtpërdrejt nëpër shkolla./KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img