Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me sulmin nga një person i armatosur mbi civilët në Luiston, Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 16 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Konjufca ka thënë se në këto momente të vështira, Kosova qëndron krah popullit amerikan.
Derisa ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve dhe shërim të shpejtë të plagosurve.
“Të tronditur morëm lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë. Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social “Facebook”.