6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca, për djegien e veturës së deputetit të Srpska-s: Të zbardhen autorët…!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq, mbrëmë në Leposaviq.

Kryeparlamentari Konjufca konsideron se akte të tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme.

“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e kryetarit Konjufca. ​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img