4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca për dialog “ia jep dorën” Thaçit: Marrëveshja e vitit 2013 ishte e mirë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pranuar se Marrëveshja e Parimeve Bazë të Normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në vitin 2013 nga Hashim Thaçi ishte e mirë.

Ai ka bërë me dije se kjo marrëveshje, e cila është kritikuar ashpër nga VV-ja, nuk parasheh kompetencat ekzekutive për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në këtë mënyrë, Konjufca “ia ka dhënë dorën” për këtë marrëveshje ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka treguar se më këtë gjë është pajtuar edhe kryeministri Albin Kurti.

I pari i Kuvendit ka bërë me dije se për këtë çështje kanë diskutuar gjatë me Kurtin.

“Dy mundësi janë: të futet shteti i Kosovës në mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thonë ne po vazhdojmë rrugën tonë, ose mu mundu shteti i Kosovës të arrij t’ia ndryshojë karakterin obligimit pa e dëmtu shtetin e Kosovës”, është shprehur ai.

Konjufca ka thënë se kanë zgjedhur rrugën e dytë.

“Kemi biseduar gjatë me kryeministrin. Ne kemi ardhur në përfundimin që më i mirë është opsioni B, sesa opsioni A. Opsioni A e shtin Kosovën me një rrugë të cilës nuk di a mund t’i dalim në fund”, ka thënë Konjufca.

Para disa muajve, Konjufca ia kishte njohur meritat në dialog edhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, të cilin gjithashtu VV-ka e kishte kritikua ashpër.

Gjatë një interviste ai kishte thënë se ia jep dorën Mustafës që ka arritur ta nxjerr letrën e ish-Përfaqësues së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, e cila thotë se Asociacioni nuk do të këtë kompetenca ekzekutive.

“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, ka thënë Konjufca.

Pse nuk u vazhduar kjo rrugë?

Pranimi i Konjufcës së marrëveshja e vitit 2013 ka qenë e mirë, ka nxitur shumë reagime në vend.

Politologu Agon Maliqi ka lavdëruar kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca për guximin e treguar.

Megjithatë, ai ka pyetur se pse Qeveria e Kosovës nuk e ka vazhduat këtë rrugë.

“Glauk Konjufca dje tha diçka të rëndësishme dhe të saktë. Tha se u është dukur “deal” i mirë një marrëveshje që në këmbim të Asociacionit të nënshkruar prej qeverive të kaluara (pa kompetenca ekzekutive) të fitohet njohja de fakto, apo zhbllokimi ndërkombëtar. Absolutisht, në rrethanat e tanishme ky është “deal-i” më i mirë i mundshëm dhe Konjufca meriton respekt për guximin për ta pranuar këtë publikisht”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se VV-ja duhet të sqaron se pse në këtë kohë u zgjodh rruga e konfrontimit me aleatët.

“Por këtu ka një problem. Ta lëmë anash faktin se militanti online e ka masakruar si tradhëtar këdo që e ka propozuar këtë “deal” si të mirë. Mbeten shumë pyetje: pse në rrugën drejt këtij “deal-i” u hap një front konfrontimi dhe u vendos të futeshim në negociata jo me Serbinë, por me SHBA-të, të cilat cila u ofruan si garantuese të këtij “deal-i” të mirë (kujto letrën e Chollet dhe Escobar)? Çfarë u mendua se do të fitohej me qasjen ndaj veriut që binte ndesh me interesat e NATO-s, e që tash po na kthehet bumerang? Kush brenda VV i fryu dhe po i fryn mosbesimit në aktorët e vetëm që mund ta zbatojnë këtë deal të mirë? Kjo kontadiktë duhet zgjidhur, sepse të thuash se diçka është e mirë dhe të punosh kundër saj nuk shkon”, ka shkruar Maliqi.

Marrëveshja e Parimeve Bazë të Normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar në vitin 2013 nga Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri serb Ivica Daçiq, ka qenë marrëveshja e parë politike e arritur në mes të dy shteteve.

Kjo marrëveshje ishte kundërshtuar fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u cilësuar si shumë e dëmshme për Kosovën

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img