Site icon PrishtinaPress

Konjufca për deklaratën e O’Brien: Kemi nevojë për mirëkuptim të ndërkombëtarëve, jo të na godasin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e cilësoi si “shumë të mirë” deklaratën e ndihmëssekretarit, James O’Brien, se “Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj”.

Konjufca tha se kjo është ajo për të cilën kanë nevojë – që të mirëkuptohen.

“Shumë ishte e mirë. E përgëzojmë një deklaratë të tillë. Është ajo që gjithmonë jemi munduar ta shpjegojmë, na ka gëzuar tejmase sepse është një mirëkuptim për atë që po e bëjnë institucionet e Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk janë kundër asnjë komuniteti në Kosovë, asnjë civili në Kosovë. Institucionet janë demokratike dhe e zbatojnë sundimin e ligjit në atë pjesë të territorit. Por, kush do me iu dalë përballë institucioneve dhe me dhunë ta sfidoj autoritetin e institucioneve të Kosovës, ne do të veprojmë sipas ligjeve. Kjo është qasja e Kosovës.

Dhe këtë ne kemi nevojë të mirëkuptohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe jo të na kritikojnë, jo të na goditin. Por të kuptojnë që kjo nuk është për të keq. Kjo është për të konsoliduar shtetin, për të forcuar sovranitetin dhe për ta vendosur sundimin e ligjit në atë pjesë që nuk ka ekzistuar për 24 vjet. Kjo s’duhet ta frikësojë askënd”, ka thënë sot Konjufca.

O’Brien në një deklarim për mediumin serb “Tanjug” tha se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj dhe se këtë po e bën në një proces transparent.

Exit mobile version