Site icon PrishtinaPress

Konjufca për Deklaratën e 2 korrikut: Shembull se çfarë do të thotë kur një popull i vendos ligjin vetvetes

Kryekuvendari Glauk Konjufca, tha se deklarata Kushtetuese e 2 korrikut u bë zëri unitar i përcaktimit të vullnetit politik të popullit shqiptar në Kosovë.

Konjufca ka theksuar se me miratimin e Deklaratës Kushtetuese nga delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shpaloseshin parimet afirmative për vetëvendosje të popullit dhe barazi mes kombeve.

“Pikërisht në këtë mospërputhje radikale, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut do të prodhonte atë çarje politike, prej ku pasoi dhe Kuvendi i Kaçanikut më 7 shtator 1990, kur Kosova shpallej republikë, Referendumi i vitit 1991 për pavarësi, zgjedhjet e para të vitit 1992 dhe lufta e UÇK-së për liri; e deri te shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të 2008-ës”, tha Konjufca.

Ai shprehu nderimet më të larta për delegatët e 2 korrikut 1990.

“Deklarata Kushtetuese është edhe sot shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë kur një popull i vendos ligjin vetvetes; se si kjo shënon përcaktim të drejtësisë në raport me vetveten dhe të barazisë në raport me tjetrin”, tha ai.
Exit mobile version