Site icon PrishtinaPress

Konjufca për Dardan Gashin që gjuajti me armë: Në oda njeri bëhet trim edhe pa qenë

Glauk Konjufca ka folur në Kuvend lidhur me gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi në odën e Fatmir Limajt. Në interpelancës që po mbahet sot në Kuvend, Konjufca tha se nuk e arsyeton Gashin, por e kupton sepse ‘në odën e burrave dhe kur sheh që të tjerët po gjuajnë, të vjen të bëhesh trim edhe pa qenë hiç’.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se numri dy i Qeverisë, Dardan Gashi, ka shkelur ligjin duke gjuajtur me armë, e më e keqja është se kjo ka ndodhur në shtëpinë e zv.kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj.

“Natyrisht që kjo është një sjellje e keqe e një zyrtari të qeverisë. Kemi pas shkelje të ligjit pre të dytit të Qeverisë”, ka thënë Konjufca.

“Por, problemi merr dimension më shqetësues kur dihet se ku ka ndodhur. Pra, ka ndodhur në shtëpinë e zv.kryeministrit. E edhe më shqetësues bëhet kur merret vesh arsyeja pse janë mbledhë. Janë mbledh për të festuar që zv.kryeministri ka dalë i pafajshëm prej drejtësisë lidhur me aktakuzën për korrupsion”, tha më tej ai.

Shefi i GP të VV’së komentoi edhe deklaratën e kryeminstrit Haradinaj, pasi u bën publike pamjet ku shihej Gashi duke gjuajtur me armë.

“Kryeministri doli dhe e justifikioi, u përmenden traditat, kurse ministri i Drejtësisë ka qenë i rreptë për ka deklaratat, sepse këta vetëm në deklarata janë të rreptë”, ka thënë Konjufca.

E ai tregon se nuk nuk e arsyeton Gashin, por e kupton, sepse ka dashur të shesë trimëri.

“Në ato tubimet ku ka yndyrë e mish, e raki dhe ku shahirat grijnë, njeri bohet trim edhe pa qenë hic”, ka thënë Konjufca. Kur cohet Samia e gjun, cohet edhe cun Endritit, thotë njeri cka kam unë që nuk gjuaj”.

Exit mobile version