6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca për Ambasadorin Minxhozi: Përfaqësues i interesit kombëtar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin latumirës të ambasadorit të deritashëm të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në  fjalën e tij përshëndetëse kryetari Konjufca, duke vlerësuar lart kontributin e gjatë dhe rolin e ambasadorit Minxhozi në përfaqësimin e interesit kombëtar, theksoi se raportet Kosovë-Shqipëri janë përtej atyre diplomatike, përkatësisht, më shumë raporte të brendshme se sa të jashtme.

“Veprimtaria diplomatike e ambasadorit Minxhozi në Kosovë do të shenjohet jo vetëm nga kuadri formal i përfaqësimit të qëndrimeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë, por edhe nga angazhimi personal prej diplomati që Shqipërinë e do prezente edhe në shoqërinë kosovare e në jetën e njerëzve të thjeshtë”, theksoi kryetari Konjufca.

Tutje kryetari Konjufca shtoi se Ambasadori Minxhozi i ka dhënë mbështetje të madhe shtetit të Kosovës dhe është angazhuar për një dekadë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Shqipëri. Sipas kreut të Kuvendnit shteti i Kosovës ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga Ambasada e Shqipërisë për aktivitetet kulturore dhe sfera tjera nga jeta shoqërore.

Gjurmët e ambasadorit Minxhozi gjatë shërbimit të tij në Kosovë do t’i gjejmë kudo dhe gjithnjë në përafrimin sa më të madh të shoqërive e shteteve tona. Energjia e tij e pashtershme dhe puna e tij e palodhshme bëjnë që ambasadori Minxhozi të kujtohet e nderohet në Kosovë jo vetëm si ambasadori me shërbimin më të gjatë në kohë, por edhe si figura më e dashur, e mbase edhe diplomati më popullor i Shqipërisë në Kosovë”, tha në fjalën e tij kryetari Glauk Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img