0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në 2 Korrikun e vitit 1990

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur një fjalim me rastin e përvjetorit për Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Ai tha se 2 korriku është momenti kyç i shprehjes së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës.

“Jemi mbledhur bashkë për ta shënuar një datë të rëndësishme për historinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Me 2 korrik të vitit 1990, delegatët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës e shpallën atdheun tonë Republikës. Në atë kohë ky ishte akti më i rëndësishëm i përfaqësuesve të popullit qysh pas konferencës së Bujanit. Para dyerve të Kuvendit të sotshëm, delegatët e Kuvendit të atëhershëm e votuan deklaratën e 2 korrikut të cilën e lexoi Muharrem Shabani”.

“Kjo shpallje ndodhi në okupim, vendi ynë ishte i pushtuar dhe nën masat e ashpra të regjimit të Serbisë dhe Jugosllavisë të asaj kohe. Një popull i tërë u bë cak i ndëshkimeve të ashpra, burgosjeve të vazhdueshme, dhunës policore, vrasjeve në ushtri e qindra vrasjeve të qytetarëve në protesta dhe demonstrata”, tha kryekuvendari.

Mes tjerash, Konjufca tha se delegatët e 2 korrikut ishin mishëruesit e vërtetë të vullnetit kolektiv të popullit tonë për liri dhe të drejtën e vetëvendosjes.

“2 korriku është momenti kyç i shprehjes së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës. Përmes shpalljes së Kosovës Republikë e pavarur nga Serbia, delegatët e 2 korrikut ishin mishëruesit e vërtetë të vullnetit kolektiv të popullit tonë për liri dhe të drejtën e vetëvendosjes. Mbi supët e tyre peshonte aspirata e kamotshme e popullit tonë”.

Tutje, kryekuvendari tha se 17 shkurti i vitit 2008 i ka rrënjët në 2 korrikun e vitit 1990.

“Sa e gjatë dhe e vështirë ishte përpjekja jonë për liri e pavarësi dhe sovranitet. Ishte një punë titanike e plot e plot brezave të mbushur me sakrifica të panumërta gjatë të cilave një popull i tërë nuk kurseu asgjë për t’u çliruar. Lufta e drejtë dhe rënia e dëshmorëve e martirëve ja dhanë vulën lirisë sonë mbi të cilën s’ka më kompromise të mëtutjeshme”, tha Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img