Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë homazheve që bëri sot në Çikatovë të Drenasit ka thënë se populli shqiptarë ka paguar një çmim të madh për lirinë e tyre.
Ai tha se kjo masakër është një prej akteve më barbare të gjenocidit në Kosovë.
“Jemi këtu në Çikatovë të vjetër për të bërë homazhe për martirët e rënë. Masakra e Çikatovës është një prej akteve më barbare të gjenocidit të Kosovës. Dhe sa herë vijmë këtu e kuptojmë çmimin e madh që e kemi paguar si popull për lirinë e popullit tonë. Nuk ka pasur drejtësi për këto masakra. Ende asnjë kriminel nuk ka marr dënimin, dhe disa prej tyre mund të jetojnë dhe në Kosovë. Martirët nuk mund të prehen të qetë dhe familjarët e tyre nuk mund të flenë të qetë pa ardh drejtësia”, tha ai.
Konjufca po ashtu tha se Qeveria e Kosovës ka premtuar që do të ngrit padi në Gjykatën Ndërkombëtare për masakrat e Serbisë në Kosovës, mirëpo siç tha ai për këtë duhet të punohet shumë.
“Ajo çka duhet të bëj qeveria dhe për këtë ka dhënë dhe premtim është që të përpiloj një padi kundër Serbisë e cila do të dorëzohet edhe në Gjykatën Ndërkombëtare. Mirëpo për këtë kërkohet punë e madhe. Përmes ekspertëve që mund ta shkruajnë këtë padi atëherë ajo do të dorëzohet në organet përkatëse. Patjetër që do të bëhet një padi“, tha ndër të tjera Konjufca.