Site icon PrishtinaPress

Konjufca: Nëse BE nuk mendon zgjidhje brenda Kushtetutës së Kosovës, s’kemi kurrfarë interesi për dialog

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se asnjë propozim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës nuk mundet me qenë bazë për negociata.

Ajo këto komentet i bëri i pyetur për deklaratë e emisarit Lajçak i cili të hënën tha se draft-statutit për Asociacionin i propozuar nga Ekipi Menaxhues, ka qenë vetë një pikë nisje dhe se negociatat duhet ta vazhdojnë.

Por, Konjufca ka thënë se ky draft-statut është anti-kushtetues dhe se është bërë me urdhër të Serbisë dhe presidentit të saj për krijim e një republike serbe brenda Kosovës.

“Statuti që ata e prezantuan ishte sipas urdhrit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq. Ishte statut me një përpjekje për me kriju republikë serbe brenda Kosovës dhe kjo është anti -kushtuese. Dhe unë mendoj që kurrfarë pozicioni anti-kushtetues nuk mundet me qenë bazë për negociata. Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës”, tha Konjufca të hënën para gazetarëve.

Ai tha se Kosova nuk ka çfarë merr pjesë në dialog nëse BE nuk kërkon zgjidhje brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Nëse BE nuk mendon se zgjidhja duhet kërkuar brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj se Kosova nuk ka çfarë kërkon në atë dialog më”, tha ai pas konferencës për media me kryeparlamentarin austriak pas takimit të zhvilluar në Prishtinë.

Exit mobile version