2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Në raport me Serbinë duhet menduar skenarin më të keq, Kosova duhet të ketë artileri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se pavarësisht që NATO ka një marrëveshje me Serbinë, prapë duhet pasur kujdes dhe duhet menduar skenarin më të keq në raport me shtetin serb.

Konjufca ka thënë se relacioni Kosovë – Serbi është më i keq sesa që kanë pasur Rusia dhe Ukraina.

“Natyrisht që NATO është e pranishme në Kosovë dhe është pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë. Unë nuk kam frikë të pajustifikuar që kjo marrëveshje mund të shkelet përmes një sulmi nga Serbia, por ne duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë të mendojmë skenarin më të keq. Serbia as që na njeh, pra në kuptimin e relacionit shtetëror. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të këqija sesa Ukraina me Rusinë”, tha ai.

Konjufca po ashtu theksoi se FSK duhet të rris nivelin e të drejtës për llojin e armatimit.

“Forcat e FSK-së duhet ta rrisni nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit, Kosova duhet të ketë artileri të ushtrisë së vet, dhe natyrisht që në të gjitha këto do t’i bëjmë në bashkëpunim NATO”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img