Site icon PrishtinaPress

Konjufca: Mos u merrni me demarkacionin, hajde të votojmë të gjithë për këtë çështje!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca ka sugjeruar ekzekutivin kosovar që ta marrë parasysh cështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, qeveria “Haradinaj” i ka para vetes dy opsione për transformimin e FSK-së në FAK.

“Tash kjo është për ta devijuar temën nga thelbi i vet përshkak se ne e kemi ushtrinë e kemi dhe vendimin e kemi përpara. Ky duhet të na tregojë se cilën rrugë e kemi përpara.  Qeveria duhet me na tregu për cilin version; janë dy opsione: 1. Kushtetutë apo 2. Ligj. Pse nuk po koncentroheni në tema ku mund ta keni edhe votën e Vetëvendosjes. Krejt këtë spektër të skenës politike e keni votën pro, atëherë pse nuk po e merrni këtë vendim”, ka thënë ai.

Exit mobile version