0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Me çaj e kikirika po e pres Molliqajn me i qitë faktet për SHIK

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ka 30 net që po e pret ish-anëtarin e VV-së, Dardan Molliqajn, që të nxjerrë faktet për pretendimin që Konjufca ka punuar në SHIK. Për këtë Konjufca ka paditur për shpifje Molliqajn.

“Të bëhesh aq i poshtër sa ta goditësh njeriun në reputacion, mua më prek shpifja. Me më thënë që Vetëvendosje e ka gabim, nuk më prek se unë të them pse e ka gabim por nëse rren diçka për mua, për besë të çoj në gjykatë se ke rrejt. Çdo natë po i qes këmbët mbi tavolinë, po e marr një tas me kikirika dhe po pi çaj e po pres kur ka me dal Dardan Molliqaj në televizion dhe të tregojë se kam qenë në SHIK. Unë po pres çdo natë para televizorit, çdo natë. Nesër bëhet dita e 31-të, për çdo ditë që shkon rrena e Dardanit po bëhet më e madhe”, ka thënë Konjufca në Rubikon.

Ndër tjera Konjufca ka folur edhe për Dardan Molliqajn ku ka thënë se beson që ka njerëz të mirë në PSD të cilët ai nuk mund t’i manipulojë.

“Këtë e keni dëgjuar prej një njeriu dhe prej një tjetri, të cilin e ka manipuluar ky njeri. Por jashtë asaj që e thotë ky, s’mund të gjeni asgjë që e dëshmon këtë. Megjithatë, nuk mendoj që Dardan Molliqaj mund t’i manipulojë të gjithë sepse aty (PSD) mund të ketë edhe njerëz me dinjitet”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img