1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Le të ndajmë mikpritjen dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu si ëmbëlsirat për Bajram

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Konjufca thotë se në këto ditë të veçanta paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor.

“Si përfundim i Ramazanit, ne sot shënojmë Festën e Bajramit. Në këto ditë të veçanta hareje, paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor”.

“Duke e vizituar dhe përqafuar njëri-tjetrin, le të ndajmë mikpritjen, dashurinë dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu siç ndajmë edhe ëmbëlsirat. Shpresojmë që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet për ju dhe familjen tuaj”.

“Të udhëhequr nga kjo dashuri, të përkushtohemi edhe më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë. Gëzuar Bajramin”, ka shkruar Konjufca në Facebook./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img