Site icon PrishtinaPress

Konjufca: Lamtumirë artist i madh, Shyqri Nimani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit universitar dhe dorëshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani, raporton teve1.info

Përmes një reagimi në Facebook, Konjufca ka thënë se Shyqri Nimani ka lënë një karrierë të bujshme dhe gjurmë artistike në Kosovë.

“Lamtumirë artist i madh, Shyqri Nimani.

Mjeshtri i arteve të bukura, akademik Shyqri Nimani na la sot.

Një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, pas tij la një karrierë të bujshme dhe gjurmë artistike, nga krijimi i logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës. Me veprat e tij ka zënë me meritë të plotë e të padiskutueshme një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë.

Për 16 orë ka punuar për të dorëshkruar aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Një njeri i rrallë, artist unik, shembull për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm për shoqërinë”, ka shkruar Ndër të tjera Konjufca.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Nimait.

“Përgjithmonë mirënjohës për veprat dhe krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme artistike”, ka shkruar Konjufca.

Exit mobile version