-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Kushtetuta e Kosovës nuk ka si mos të përmbaj vetë procesin e shtetndërtimit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se shteti i Kosovës është ndërtuar në standarde më të larta ndërkombëtare sa i përket Kushtetutshmërisë, me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, në një konferencë të organizuar nga Grupi për Ballkan me temën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”.

“Kushtetutshmëri e Kosovës të gjithë e dimë se është relativisht e re, për arsye se shteti është i ri, por unë do të thoja që ambiciet dhe idealet e Kosovës nuk janë të reja, sepse ato logjikisht ish dashtë me mishëru idealin e popullit tonë për liri dhe për të pasur një shtet në veti. Kur janë këto ambicie është edhe qëllimi që të kesh Kushtetutën. Në për shkak të rrethanave historike e krijuam shtetin në vitin 2008, e shtete e reja i kanë edhe përparësitë e tyre. Kur jemi të Kushtetuta e Kosovës natyrisht që kjo nuk ka se si mos të përmbaj vetë procesin e shtetndërtimit”, tha Konjufca para të pranishmëve.

Kryekuvendari tha se Kosova shumë shpejt do të futet një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm Kushtetues.

“Kushtetuta jonë ishte faktikisht produkt i fazave nëpër të cilat kaloi Kosova, faza jo të lehta, e që duhet të kuptohet si një përpjekje e daljes nga Jugosllavia. Kushtetutshmëria jonë edhe është më formësim e sipër, sepse po flasim për një trashëgimi Kushtetuese. Kushtetuta kur krijohen dhe miratohen, ndeshën me realitetin, me një milion elemente edhe kur të fillon që të funksionon shihet se ka probleme qe te ecë, e po ashtu pjesë të ndryshme kanë interpretime se si duhet me funksionuar. E ndër vite ato edhe ndryshojnë, kjo falë demokracisë. Kosova shumë shpejt do të futet një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm Kushtetues”, deklaroi Konjufca.

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës&Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img