Site icon PrishtinaPress

Konjufca kujton vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën: Vrasja e tyre s’e arriti efektin e porositësve, ata u bënë zëri i Kosovës

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 42-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Konjufca tha se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë në një pritë në Gjermani nga shërbimi sekret serb, ndërsa vrasja e tyre, sipas tij, nuk e arriti efektin e dëshiruar të porositësve, por përkundrazi, ata u bënë zëri i Kosovës.

“Intelektuali, poeti, kompozitori, aktivisti, mërgimtari, ishin identitetet e mbivendosura të shqiptarit politik të Kosovës mbi këta dëshmorë”.

“Pas vrasjes së tyre, në mendjen dhe shpirtin e shqiptarit të Kosovës, çlirimi, republika, barazia mes të barabartëve në botë, nuk ishin më ilegale, por të konfirmuara si flamur politik”, shkroi Konjufca.

Tutje, kreu i kuvendit tha se 42 vjet pas vrasjes së tyre, perspektiva e Kosovës është e qartë, ku përballë influencës rus në Evropë e sfidave me një Serbi agresive dhe kërcënuese në rajon, Kosova është kampione e demokracisë, falë dëshmorëve e heronjve.

Exit mobile version