-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendor

Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Kushtetuta e Kosovës, mishëron parametrat më të mëdha. “Duhet ta kuptojmë gjithmonë se Kushtetuta e Kosovës ishte produkt i fazave nëpër të cilën kaloi Kosova”, tha ai. Sipas tij, Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendor.

Kryeparlamentari, Konjufca vlerësoi e kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër. “Trashëgimia kushtetuese po prodhohet vazhdimisht, ajo po vazhdon edhe sot”, theksoi ai.

“Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit kushtetuese, në një farë mënyrë është shumë e nevojshme, pas gjithë të kësaj që kemi kaluar, po shoh se jemi të gatshëm të kalojmë në një fazë të stabiliteti kushtetues, situata tani është më e qartë se sa para 10 viteve”, deklaroi ai.

Ndryshe në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës & Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img