Site icon PrishtinaPress

Konjufca: Koalicioni qeverisës është stabil

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes ndërmjet koalicionit qeverisës pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë.

Konjufca sonte në T7 ka thënë se emërimi i Rifat Latifit në postin e ministrit të Shëndetësisë nuk ka lidhje me koalicionin Vetëvendosje-Lista Guxo e Vjosa Osmanit, pasi që këtë post më herët e ka pasur Arben Vitia që garoi në zgjedhjet komunale.

“Krejt çfarë ka të bëjë me koalicionin është e precizuar në fillim, sa i përket ministrive dhe numrit të tyre, kështu që nuk ka lëvizje nuk ka. Koalicioni qeverisës është stabil”, ka thënë Konjufca.

Exit mobile version