Site icon PrishtinaPress

Konjufca: Kjo festë t’i gjejë të gjithë sa më mirë, me frymën e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e fesë myslimane me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Konjufca ka thënë se kjo festë e risjell në vëmendje sakrificën dhe përkushtimin për të bërë vepra të mira.


“Urojmë që ky Kurban Bajram t’i gjejë të gjithë sa më mirë, me frymën e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, të vëmendshëm ndaj atyre që më së shumti kanë nevojë, e me këmbëngulje për një shoqëri që ecën përpara me të gjithë pjesëtarët e saj, pa lënë askënd pas”, shkroi ai.

Exit mobile version