0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Ka fakte të bollshme për përfshirje të Vuçiqit në sulmin terrorist në Banjskë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Konjufca ka thënë se të gjitha faktet tregojnë se Vuçiqi ka qenë në dijeni para se të ndodh sulmi i 24 shtatorit.

“Po ky vërtetë që ishte një vit i ndërlikuar dhe i vështirë. Mbi të gjitha për shkak të relacioneve që i kemi me Serbinë. Një Serbi e cila ka zgjedh që të jetë shumë armiqësore ndaj Republikës së Kosovës dhe e cila me çdo veprim institucional edhe me çdo veprim edhe jashtë-institucional na bindë që synimin kryesor e ka që ta mbajë Kosovën të destabilizuar dhe me një ambicie e cila kurrë nuk i shuhet asaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia po bën përpjekje për ta aneksuar një pjesë të territorit të Kosovës dhe kjo u bë më e qartë para së gjithash me sulmin e 24 shtatorit.

“Ka fakte të bollshme për përfshirje të institucioneve shtetërore të Serbisë në atë sulm i cili ishte edhe terrorist, por në të njëjtën kohë mund ta quajmë edhe akt të agresionit. Meqenëse nuk ishte thjeshtë një grup privat aty. Faktet edhe të inteligjencës edhe të institucioneve tjera të sigurisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore tregojnë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të mos e ketë ditur për këtë sulm”, ka shtuar Konjufca në Rubikon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img